Lista e akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2023, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit
823 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 41, datë 24.1.2018, të Këshillit të Ministrave, "Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë", të ndryshuar”
822 / 2023
“Për financimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit”
821 / 2023
“Për ngritjen dhe organizimin e njësive të përhershme të kërkim-studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”
820 / 2023
“Për autorizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për dhënien e bursave nxënësve të institucionit arsimor të mesëm të orientuar "Peter Mahringer", Shkodër”
761 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 165, datë 21.3.2018, të Këshillit të Ministrave, "Për metodologjinë e procesit të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë të institucioneve të arsimit të lartë"”
734 / 2023
“Për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor, për realizimin e projektit të zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit "Flamurtari" në Vlorë, përfshirë stadiumin”
705 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 893, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)””
704 / 2023
“Për financimin e veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy” për vitin 2023”
703 / 2023
“Për mbylljen e veprimtarisë së Kolegjit Universitar “Pavarësia””
638 / 2023
“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2023, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për Bashkinë Pogradec, për financimin e tarfës së pjesëmarrjes për organizimin e aktivitetit ndërkombëtar "Kampionati Botëror i Formula 1 H2O"”
628 / 2023
“Për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën frënge”
580 / 2023
“Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, për fondacionin "Durrah City Football Academy", të pronave shtetërore me numër pasurie 79/1 dhe 80/1, pjesë e zonës kadastrale nr. 8517, bashkia Durrës, njësia administrative Durrës, për ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, si dhe për një ndryshim në vendimin nr. 262, datë 6.4.2016, të Këshillit të Ministrave, "Për shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Spitallë, Durrës", të ndryshuar”
568 / 2023
“Për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor për realizimin e projektit të zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, përfshirë stadiumin”
542 / 2023
“Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023-2030 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj”
527 / 2023
“Për përcaktimin e metodologjisë së kostos së studimeve për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi studimi”
526 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 1163, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e sekretariatit në kuadër të veprimtarisë së mbajtjes së sekretariatit të “Bologna Follow Up Group” nga Republika e Shqipërisë””
513 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.662, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për hapjen dhe për mbylljen e institucioneve Arsimore Parauniversitare publike””
485 / 2023
“Për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor për realizimin e projektit të zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit "Niko Dovana" në Durrës, përfshirë stadiumin”
478 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 205, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimin e kritereve, të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit"”
397 / 2023
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 386, datë 1.6.2022, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar, dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të Arsimit të Lartë"”
393 / 2023
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 109, datë 15.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, të ndryshuar”
338 / 2023
“Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”
256 / 2023
“Për një ndryshim në vendimin nr. 67, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, "Për caktimin e gjashtë anëtarëve në përbërje të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik"”
186 / 2023
“Për një ndryshim në vendimin nr. 430, datë 2.7.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Universitetit të Tiranës”, të ndryshuar””
119 / 2023
“Për përdorimin e fondeve publike për transportin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”
35 / 2023
“Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”
18 / 2023
“Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor”
17 / 2023
“Për ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si organ qendror blerës, për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e rikonceptimit të komplekseve sportive të stadiumeve në qytetet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës”
Open Akte synon të ofrojë informacion të saktë dhe cilësor. Nëse gjatë përdorimit të faqes konstatoni pasaktësi të çdo natyre, ju lutem të na kontaktoni në adresën: