Open Akte vjen me një ndërfaqe të re! Pas një periudhe të gjatë testimi dhe bazuar në kontributin e përdoruesve me komente dhe sugjerime, ndërfaqja jonë është tashmë më miqësore dhe ofron më shumë informacion.
Për të përmirësuar dhe lehtësuar përdorimin e Open Akte nga çdo pajisje elektronike, kemi bërë ndryshimet e mëposhtëme:
Kemi transpozuar listat e plota përkatëse të akteve sipas institucioneve propozuese brenda kornizës së faqes sonë;
Kemi shtuar butonin e kërkimit ("search bar"), për të lokalizuar më lehtë faqen që ofron informacionin e kërkuar. Butoni i kërkimit është i ndjeshëm ndaj çdo termi kyç që lidhet me aktin. Rezultatet e kërkimit e drejtojnë përdoruesin në faqen specifike që përmban informacionin e kërkuar. Për të arritur më tej tek ky informacion, përdoruesi mund të shfletojë faqen përkatëse, ose të përdorë mundësinë e kërkimit brenda saj ("find in page" ose shkurtesën "ctrl+F");
Kemi rritur nivelin e transparencës me përdoruesin duke ofruar informacion të detajuar për çdo dokument që nuk është publikuar ende dhe hapat e ndërmarrë për të siguruar përmbushjen e misionit tonë;
Kemi diferencuar butonat për institucionet që përmbajnë lista me informacion të përditësuar dhe të plotë ("butona të kuq") nga ato që nuk përmbajnë informacion të përditësuar ("butona pa ngjyrë");
Si edhe kemi ndryshuar renditjen kronologjike të akteve duke i pasqyruar ato nga më i fundit tek më i hershmi.
Open Akte është një databazë në zhvillim të përditshëm. Kontributi juaj me komente rreth eksperiencës së përdorimit të faqes dhe me sugjerime për përmirësimin e saj është tepër i çmuar për ne. Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë kontribuesit e deritanishëm dhe të sigurojmë çdo përdorues se mbetemi të angazhuar për të realizuar misionin tonë për transparencë dhe lehtësim të kërkimit dhe edukimit ligjor të qytetarëve.
Open Akte synon të ofrojë informacion të saktë dhe cilësor. Nëse gjatë përdorimit të faqes konstatoni pasaktësi të çdo natyre, ju lutem të na kontaktoni në adresën: